Dy ditë pas inaugurimit të Donald Trump si presidenti I 47-të I Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka ardhur kritika e pare publike ndaj Kosovës përkatësisht kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Emisari Presidencial për Misione të Posaçme, Richard Grenell i ka reaguar Konjufcës i cili së voni kishte kritikuar Administratën e presidentit demokrat Joe Biden se kanë vendosur Kosovën “në pozitë të disfavorshme” ndaj Serbisë.

Grenell ka pyetur se pse nuk janë ankuar më herët por në fund të mandatit.

“Këta shpenzuan katër vite duke komplimentuar Joe Biden-in dhe duke marrë pjesë në konventa dhe festa të tyre. Pse nuk u ankuan më parë?”, ka shkruar Grenell në një reagim në rrjetin social “X”.