Gjykatësja Aileen Cannon ka hedhur poshtë çështjen e dokumenteve të klasifikuara kundër Donald Trump.

Në një vendim të hënën, Cannon tha se emërimi i këshilltarit special, Jack Smith, shkelte Kushtetutën.

E ndaj kësaj ka reaguar edhe emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Grenell ka shkruar se rasti i Jack Smith po bie poshtë, duke shtuar se tani është radha të shpërbëhet edhe rasti për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale.

Jack Smith’s Trump case falls apart.

Over to you, @HashimThaciRKS.

— Richard Grenell (@RichardGrenell) July 15, 2024