Grenell për Thaçin: E turpshme që ende mbahet në burg, Haga është e prishur
Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas intervistës së ish-presidentit Hashim Thaçi në Klan Kosova, duke kritikuar ashpër mbajtjen e tij në paraburgim. Grenell ka shkruar në platformën X se është e turpshme që Thaçi po mbahet ende në Hagë, duke e cilësuar procesin si të manipuluar. Grenell ka rikujtuar po ashtu […]
Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas intervistës së ish-presidentit Hashim Thaçi në Klan Kosova, duke kritikuar ashpër mbajtjen e tij në paraburgim.
Grenell ka shkruar në platformën X se është e turpshme që Thaçi po mbahet ende në Hagë, duke e cilësuar procesin si të manipuluar.
Grenell ka rikujtuar po ashtu se ishte pikërisht Jack Smith, i njohur sot për hetimet ndaj Donald Trump, që e arrestoi Thaçin në vitin 2020, në kohën kur Uashingtoni po ndërmjetësonte një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
“Jack Smith (po, ai) arrestoi Thaçin në vitin 2020 kur Donald Trump po punonte për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Është shumë e turpshme që ai është ende në burg. Është një mashtrim. Haga është e prishur”, ka shkruar Grenell.
Thaçi ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.















