Ish-emisari special i Amerikës për dialogun, Richard Grenell, ka reaguar për situatën tensionuese të krijuar në Mitrovicën Veriore, në Kosovë.

Përmes një shkrimi në Twitter, Grenell e ka quajtur kryeministrin e Kosovës fashist dhe radikal të ekstremit të majtë.

Grenell ka bërë thirrje që të rikthehet ish-presidenti Hashim Thaçi, në skenën politike.

“Edhe një herë, kryeministri fashist i Kosovës, radikal i ekstremit të majtë me eksperiencë, Albin Kurti, në mënyrë të njëanshme bën një lëvizje për të refuzuar targat dhe ID-të serbe në Kosovë. Budallallëqe. Të pamatur. Dhe e panevojshme”, ka shkruar ai në Twitter.

“Një tjetër fatkeqësi e Blinken-it. Edhe shqiptarët e dinë se problemi është Kurti. Kthejeni Thaçin!”, ka vijuar ai.

Grenella e ka kritikuar sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken, për casjen e tij ndaj kryeministrit Kurti.

Grenell vazhdimisht ka pasur mospajtime me kryeminsitrin Albin Kurti, në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, dhe po ashtu me reciprocitetin me Serbinë që kishte vendosur kryeministri Kurti gjatë Qeverisë Kurti 1.