Një tërmet me magnitudë 3.5 ballë ka goditur Greqinë, të dielën e shtatë prillit.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima nga kjo dridhje e tokës.

Epiqendra e dridhjeve të tokës ishte 73 kilometra në jug të qyteti të Chanisë.

Sipas kohës lokale atje tërmeti ka ndodhur në orën 11:33 (Greqia është një orë para sipas llogarisë kohore).

⚠Preliminary info: #earthquake (#σεισμός) about 30 km S of Chóra Sfakíon (#Greece) 3 min ago (local time 11:33:51)❗MAGNITUDE NOT AVAILABLE YET❗Updates at:
📱https://t.co/IbUfG7TFOL
🌐https://t.co/AXvOM7I4Th
🖥https://t.co/wPtMW5ND1t pic.twitter.com/iUh0XHGi3M

— EMSC (@LastQuake) April 7, 2024

Ndryshe, Greqia është goditur nga tërmeti edhe më 29 mars të këtij viti.

Epiqendra e dridhjeve të tokës ishte nën shtratin e detit afër ishujve Strofades, që gjenden rreth 120 kilometra në jugperëndim të qytetit Patras, sipas Instituti Gjeodinamik të Athinës.

Po ashtu, më 22 mars, një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës rihter është regjistruar në jug të ishullit grek të Korfuzit.

Tërmeti ishte regjistruar në orën 07:20, ndërsa thellësia ka qenë 10 kilometra.

Tërmeti është ndier edhe në jug të Shqipërisë.