Greqia kalon në epërsi 1:0 ndaj Kosovës

Kosova është mysafire e Greqisë për ndeshjen e katërt në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve, por Greqia ka kaluar në epërsi ndaj mysafirët të saj 1:0 me golin e Georgios Giakoumakis, të cilin e realizoi me kokë

Në minutën 71 Kosova pranoi golin e parë në përballjen ndaj Greqisë

Gjyqtari i ndeshjes nuk vlerësoi se duhet të konsultohet VAR-i  në minutën 68-të, për situatën e Rrahmanit që është shtyrë në zonë, ndeshja vazhdoi.

Në minutën 67-të pati një harkim nga këndi për Kosovën. Dardanët kërkuan penallti pas situatës me Rrahmanin.

Vendasit arritën të realizonin një aksion para portës së Muric në minutën 64-të, por goditja me gjoks e lojtarit kundërshtar shkoi jashtë.

Kombëtarja e  Kosovës  mbeti e pathyesheshme në minutën 60-të edhe pse nikoqirët tentuan t’i mposhtin mysafirët e tyre.

Ndërkohë të dyja skuadrat i kanë bërë zëvendësimet në minutën 46-të

Të Kosova, Donat Rrudhani në minutën 46  është larguar nga loja dhe në vend të tij u fut në lojë Florian Loshajn.

Greqia në minutën 46-të largoi Petros Mantalos dhe në vendin e tij angazhoi Anastasios Chatzigiovannis.

Fillon pjesa e dytë e duelit mes Kosovës dhe Greqisë

Ka nisur pjesa e dytë e takimit ndërmjet Greqisë dhe Kosovës që zhvillohet në Panthessaliko Stadium në Volos.

Helenët kanë dominuar në pjesën e parë, megjithatë dardanët kanë arritur ta mbajnë portën të paprekur.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika