Greqia thotë se do të nxjerrë trupin e emigrantes 5-vjeçare nga lumi

Një grup emigrantësh nga Siria ishin duke kaluar ishullin e lumit Evros dhe një vajzë 5-vjeçare kishte rënë nga anija dhe ishte pickuar nga akrepi, si pasojë e kësaj kishte ndërruar jetë. Gjersa, trupi i saj ende nuk është gjetur të martën e 16 gushtit, ministri i Migracionit në Greqi Notis Mitarachi ka thënë se Greqia do të përpiqet të nxjerrë trupin e një vajze 5-vjeçare

Fotoilustrim. Foto: World Atlas

Ministri i Migracionit në Greqi, Notis Mitarachi të martën e 16 gushtit ka thënë se Greqia do të përpiqet të nxjerrë trupin e një vajze 5-vjeçare, e cila vdiq në një ishull lumi në kufirin Greqi-Turqi. 5-vjeçarja ishte në mesin e një grupi emigrantësh të bllokuar atje prej disa ditësh.

Agjencitë e ndihmës dhe raportimet nga mediat thanë se fëmija ishte nga Siria dhe po udhëtonte me prindërit dhe motrën e saj, ndërsa vdekja e saj ka ardhur nga një pickim akrepi.

Javën e kaluar Mitarachi tha se ishulli në lumin Evros ishte territor turk dhe se autoritetet greke kishin kontaktuar homologët e tyre turq për këtë çështje. “Mjerisht, duket se një vajzë 5-vjeçare humbi jetën në tokën turke”, tha Mitarachi për gazetarët.

“Ne do të koordinohemi me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysmëhënën e Kuqe për të siguruar që trupi i kësaj vajze të sillet në Greqi për t’u varrosur me dinjitet nga familja e saj”, tha Notis Mitarachi.

Sipas mediave dhe aktivistëve, emigrantët janë përpjekur të arrinin në kontinentin grek, por ishin shtyrë prapa. Ndërsa, Greqia ka mohuar vazhdimisht se ka dëbuar me forcë refugjatët ose emigrantët në pikat kufitare, raporton CNN.

Të martën e 16 gushtit, Mitarachi u shpreh se grupi i emigrantëve ka hyr në territorin grek për herë të parë më 14 gusht dhe u fsheh për një ditë. Ata ishin arrestuar më parë nga autoritetet turke dhe më vonë ishin sjellë në bregun e lumit dhe ishin detyruar të kalonin, tha ai. Të hënën ai tha se pranë tyre u gjet një varkë.

“Ata u kërcënuan nga policia turke se do të kalonin ilegalisht në Bashkimin Evropian. Kjo është një shtytje përpara e cila është krejtësisht e paligjshme dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare’, tha ministri grek.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika