Greva e urisë e minatorëve, deri tash 15 nga ta kanë pranuar tretman mjekësor
Deri më tani, 15 minatorë kanë pranuar kujdes mjekësor në ambulantën e improvizuar ngjitur me hyrjen për në minierë. Nga ekipi i RTV Dukagjini, raportohet se këta minatorë kanë pasur shtypje të lartë të gjakut, probleme me frymëmarrjen dhe mundim. Disa prej minatorëve kanë filluar edhe t’u krijohen spore këmbëve nga mbajtja e çizmeve të […]
Deri më tani, 15 minatorë kanë pranuar kujdes mjekësor në ambulantën e improvizuar ngjitur me hyrjen për në minierë.
Nga ekipi i RTV Dukagjini, raportohet se këta minatorë kanë pasur shtypje të lartë të gjakut, probleme me frymëmarrjen dhe mundim.
Disa prej minatorëve kanë filluar edhe t’u krijohen spore këmbëve nga mbajtja e çizmeve të shqyera.
Punëtorët e Trepçës janë në grevë prej 24 tetorit, në kërkim të kushteve më të mira të punës.
Pagat e minatorëve në Trepçë sillen nga 700 deri në 900 euro, varësisht përvojës dhe përgatitjes profesionale.















