Greva lë pa funksion edhe e-kiosqet

Shkak i grevës së punëtorëve të sektorit publik, sot gjatë ditës kanë mbetur pa funksion edhe e-kiosqet, por të cilat më vonë u aktivizuan. Mosfunksionimi i tyre erdhi si pasojë e mosfurnizimit të tyre me certifikata dhe dokumente të nevojshme

Komuna e Prishtinës

Selvije Gashi e cila jeton në Gjermani, nuk po arrin tash e sa ditë që të pajiset me dokumentet të cilat i duhen, në Komunën e Prishtinës.

“Kemi pritë shumë për kushte më të mira por si duket edhe pas 20 viteve nuk ka asgjë, kam pritë dje krejt ditën prej një komune në komunën tjetër, prej një zyre në zyrën tjetër asgjë nuk kam përfunduar, asnjë dokument, zyrat janë të mbyllura, shërbimi është nën nivelin e duhur, nuk e di prej nga vjen kjo”, ka thënë Gashi për RTV Dukagjinin.

Përveç sporteleve që nuk po punojnë për shkak të grevës, pranë Komunës së Prishtinës, gjatë të mërkurës nuk ka funksionuar as  E-Kioska, e cila shërben që dokumentet të nxjerrën në mënyrë elektronike.

Selvije Gashi

E shkak i grevës dikush ka mbetur tash e 12 ditë pa i nxjerrë dokumentet.

“Që 12 ditë për çdo ditë vij, krejt janë mbyll kjo është tmerr nuk e sheh askund në botë, këta rrogën e marrin prej popullit që na i bëjnë shërbimet”, ka deklaruar një qytetar nga Prishtina.

Qytetar në Komunën e Prishtinës

E greva sipas Komunës së Prishtinës ndikoi edhe në mosfunksionimin e e-kiosqeve. Kjo pasi zyrtaret kanë refuzuar të punojnë dhe si rezultat i kësaj e-kiosqet kanë mbetur pa u furnizuar me certifikata.

Por ky problem, është rregulluar sipas drejtorit të Administratës në kryeqytet, Bersant Beka.

“Pas takimit qe kemi pasur me Sindikatën kemi hasur në mirëkuptim dhe jemi pajtuar që të furnizohet e-kiosku në mënyrë që mos të pësojnë qytetarët, gjithashtu jemi pajtuar që rasteve emergjente t’u ofrohet shërbimi në sportele”, ka deklaruar Beka.

Përndryshe janë bërë 21 ditë që kur ka nisur greva e punëtorëve të sektorit publik në Kosovë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika