Greva në arsim, prindërit dhe ekspertët kundër

Mësimdhënësit po vazhdojnë të kërkojnë paga më të larta, derisa edhe sot kanë pasur grevë për këtë qëllim. Por, disa prindër e ekspert të arsimit janëkundër këtyre grevave derisa pati edhe shkolla që nuk iu bashkuan kësaj iniciative

Bankat e shkollave të vendit ditën e premte mbetën të zbrazëta.  Kjo sepse nxënësve nuk doli askush t’ju ligjëroj.

Mësimdhënësit e tyre janë duke grevuar, duke kërkuar plotësim të kërkesave të tyre, përfshirë rritje pagash.

Por, jo të gjitha shkollat i lanë nxënësit pa mësim.

Shkolla e mesme “Sami Frashëri” nuk iu bashkua protestës së BSPK-së e e zv.drejtori i këtij institucioni arsimor tregoi arsyen.

“Sindikata e shkollës e cila nuk është e anëtarësuar në SBASHK në mbledhjen e mbajtur dje dhe gjatë konsultave të mbajturva në mëngjes kanë marr vendim që mësimi të zhvillohet me ata nxënës që kanë ardhë në shkollë”, ka thënë Daut Selimi

Ndërkohë, kundër kësaj greve janë edhe disa prindër të vendit. Madje këtë kundërshtim disa prej tyre e treguan edhe në formë proteste. Sipas tyre, nxënësit janë ata që po pësojnë më së shumti.

“Personalisht, mendimi im është që janë gabim këto greva sepse nxënësit kanë humbur gjatë pandemisë mjaftë kohë dhe kjo për arsim është një handikap”, ka thënë prindi Agim Nura.

Ani pse është kundër, një tjetër prind shpreson që kjo grevë do jetë mesazh për Qeverinë.

“Nuk janë të mira sepse nxënësit po humbin mësimin por nuk janë edhe të këqija sepse i mbushin mend pushtetarët”, ka thënë Hysen Zenuni.

Njëjtë sikurse prindërit, mendon edhe Bardha Qirezi nga organizata “Edutask”. Ajo tregon pse këto greva ndikojnë negativisht për nxënësit.

“Personalisht nuk i përkrahi grevat në këtë kohë, duke pasur parasysh se nxënësit kanë humbur shumë mësim gjatë pandemisë dhe ka pasur shumë çrregullime në oraret e tyre dhe kjo ka ndikuar shumë keq tek nxënësit”, ka thënë Qirezi.

Televizioni ka kërkuar qëndrimin e Qeverisë së Kosovës për këtë çështje por ata nuk janë përgjigjur.

Por, Ministria e Arsimit një ditë më herët tha se humbja e mësimit të fëmijëve është e papranueshme.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika