Grevist Bytyqi bëhet kosovari i parë që garon në Lojërat Paralimpike

Paraatleti Grevisti Bytyqi garoi në Lojërat Paralimpike, “Paris 2024”, duke shkruar kështu kapitullin e parë dhe më të rëndësishëm të historisë së Kosovës në Lojëra Paralimpike.

Vetëm 200 metra pas fillimit të vrapit 1500-metërsh, në sportin e atletikës, në të cilin garoi Bytyqi, ndodhi një incident që ndikoi që paraatleti ynë të humb ritmin e garës duke u goditë në këmbë nga një atlet tjetër.

Si rrjedhojë e kësaj, atleti që shkaktoi incidentin u diskualifikua.

Por, përkundër kësaj, Grevisti realizoi një paraqitje dinjitoze, e cila ka arritur të na bëjë krenarë.

Emocionet ishin të jashtëzakonshme teksa Grevisti u bë kosovari i parë që shkel stadionin “Stade de France”, si një paraatlet, i barabartë me të tjerët nga e gjithë bota.

Realizimi i këtij rrugëtimi madhor për parasportin kosovar do ishte i pamundur pa lidershipin e presidentes së Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini.

“Grevisti tregoi maturi dhe profesionalizëm. Ky është vetëm fillimi për të dhe për shumë parasportistë të tjerë. Ne, si Komitet, jemi shumë krenarë për paraqitjen e Grevistit dhe të delegacionit tonë, si dhe kontributin e dhënë për parasportistët dhe shtetin tonë në Paris”, tha Emini nga Parisi./Telegrafi

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika