Grevistëve nuk u dalin pagat e muajit shtator

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se pagat e punonjësve të sektorit publik që kanë punuar me orar të plotë gjatë muajit shtator janë procesuar

Ilustrim

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten, ka miratuar pakon për përballje me inflacionin, të prezantuar javë më parë nga kryeministri, Albin Kurti, dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, dhe e cila ka vlerën e 150 milionë eurove.

Në këtë mbledhje, ministri Murati ka prezantuar pikat që përfshihen në këtë pako, dhe ka bërë të ditur se pagat e punëtoreve publik janë proceduar, por vetëm atyre që kanë punuar me orar të plotë.

Ai gjithashtu njoftoi se shtesa prej 50 eurosh në muaj nuk do të dalë me këtë pagë të shtatorit, por në tetor së bashku me shtesën e muajit të tetorit.

“Punonjësit e sektorit publik që kanë punuar me orar të plotë gjatë muajit dhe që marrin pagën bazë primare deri në 1 mijë euro e që kualifikohen për përfitim mbështeten me shtesën prej 50 euro nga muaji shtator deri në fund të vitit. Me qenë se vendimi po merret tani dhe pagat tashmë janë procesuar, shtesa për shtator do të aplikohet bashkë me shtesën e muajit tetor”, ka thënë Murati.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika