Griezmann: Bëra gjithçka që ishte e mundur për të qëndruar në Atletico

Sulmuesi i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, thotë se kishte bërë gjithçka që mundej për të qëndruar në klub, pasi e bëri marrëveshjen e tij të huazimit të përhershëm nga Barcelona të hënën, duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2026

Antonio Griezmann

Sulmuesi Antonio Griezmann, është rikthyer në Metropolitano qëkur arriti në huazim në gusht 2021 pas një periudhe të vështirë në Camp Nou, pas lëvizjes së tij prej 120 milionë eurosh (116.5 milionë dollarë) nga Atletico në 2019.

“Jam shumë i lumtur sepse kjo është ajo që kam dashur qëkur jam kthyer”, ka thënë Griezmann në një video të publikuar nga Atletico.

“Për të qëndruar në Atletico, për të shijuar të qenët në klub me trajnerin, bashkëlojtarët e mi, stadiumin, tifozët, bëra gjithçka që ishte e mundur për të qëndruar këtu”.

“Kur pashë se kishte mundësi të qëndroja për shumë vite, fola me klubin. E dija se çfarë kërkonin nga unë, nuk mendova shumë. Nuk më interesonte se çfarë duhej të bëja. E vetmja gjë që unë doja ishte të qëndroja këtu”.

Raportet në Spanjë thonë se 31-vjeçari pranoi të ulë pagën që merrte në Barcelonë, në mënyrë që të bënte qëndrimin e tij të përhershëm.

“Do të jap gjithçka për klubin tim, besimin e trajnerit, tifozët, Atleticon”, ka vazhduar Griezmann. “Do të jap gjithçka për distinktivin. Mund të humbas rastet, ose pasimet, por do të jap gjithçka deri në sekondën e fundit, aq sa mundem. Dua që kjo të shihet dhe ndjehet.

Gjithashtu, sulmuesi francez ka nënshkruar një kontratë që do ta lidhë atë me Atleticon deri më 30 qershor 2026.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika