Gropa në rrugën “Naim Frashëri”, banorët i rregullojnë vetë

Ka vite që rruga “Naim Frashëri” në kryeqytet është e tëra gropa. E për banorët gjendja e saj u bë aq e padurueshme sa u detyruan që me investime vetanake të mbulojnë këto gropa të cilat shkaktonin probleme të mëdha për ta. Përpos mosintervenimit të Komunës së Prishtinës, ata fajtorë po i lënë edhe punë kryesit e ndërtimeve të larta, të cilët pas përfundimit të punimeve nuk e kthyen rrugën në gjendje të mëparshme

Rruga, Naim Frashëri, në Prishtinë

Mban emrin e shkrimtarit të madh “Naim Frashëri”. Por gjendja e kësaj rruge që gjendet në Lagjen e Muhaxhirëve në Prishtinë, nuk e nderon aspak figurën e tij.

E gjendjen e mjerueshme të kësaj rruge po e vuajnë banorët.

“Po problem që kur kanë fillua ndërtimet para 10-12 vjet, edhe komuna asnjë herë nuk ka ardhur të interesohet për gjendje e kësaj rrugë, edhe gjithsecili që ka kalua këndej parie ka dëmtuar veturën, kohë e fundit një fqinjë e ka rregulluar në mënyrë vetanake”, ka thënë Shaban Mehmeti – Banor i Lagjes.

Shaban Mehmeti – Banor i Lagjes

Duke e parë se Komuna nuk po e merr mundin për rregullimin e kësaj rruge, Azem Tahiraj vendosi që me mjete vetanake t’i mbuloj sadopak gropat e krijuara.

“ Jemi duke e pa që 5-6 vite komuna nuk po ndërmerr kurrfarë aksioni apo intervenim edhe pse ka mjet buxhetore, jam detyra me mjet vetanake krejt prej qëllimit të mire që thjeshtë të bëhet rrugë e kalueshme, se paku t’i mbyllen gropat”, është shprehur, Azem Tahiraj – Banor i Lagjes.

Azem Tahiraj – Banor i Lagjes

Ndërsa Jakup Mehmeti thotë se fajtor kryesor për dëmtimin e rrugës e dhanë punë kryesit e ndërtimeve të larta.

“Investitorët që kanë ndërtuar pallate i kanë hapë kanalet për ta vendosë rrjetin e energjisë elektrike edhe ujësjellësit, por nuk kanë rikthyer në gjendje më mëparshme në të cilën është dashur të kthehet, ka thënë, Jakup Mehmeti – Banor i Lagjes.

Jakup Mehmeti – Banor i Lagjes

E nga Komuna e Prishtinës thonë se janë në dijeni për gjendjen e rrugës, dhe se shumë shpejt do të intervenohet në sanimin e saj.

“Ne si drejtori jemi njoftuar për gjendjen e keqe të asaj rruge si pasojë e ndërtimeve që kanë ndodh në atë pjesë. Ekipet tona kanë dal në teren për të parë intervenimet që duhet bërë dhe shumë shpejt DIKMK do të fillojë sanimin e gropave të asaj rruge si dhe rrugëve të tjera në lagjen e “Muhaxherëve”, ka thënë Komuna e Prishtinës.

Rruga “Naim Frashëri” është një ndër rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit, pasi ajo lidh disa nga lagjet kryesore të Prishtinës.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika