Grossi: Irani ka materiale të mjaftueshme për të bërë disa bomba bërthamore

Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, ka thënë se Irani ka materiale të mjaftueshme për të prodhuar disa bomba bërthamore, por Teherani zyrtar ende nuk posedon armë bërthamore.

“Sidoqoftë, ata nuk janë larg kësaj”, paralajmëroi Raphael Grossi në një intervistë për gazetën franceze “Le Monde” disa orë para vizitës së tij në Teheran.

Sipas tij, Irani ka ende një rrugë të gjatë për të bërë para se të ketë sukses në prodhimin e një bombe atomike.

“Nuk mjafton t’i thuash komunitetit ndërkombëtar se nuk ke armë bërthamore në mënyrë që ata t’ju besojnë. Ne duhet të jemi në gjendje ta konfirmojmë këtë”, ka thënë Grossi.

Drejtori i IAEA do të bisedojë në Teheran me udhëheqjen iraniane për programin bërthamor të Iranit. Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve ISNA raportoi se Grossi do të takohet me ministrin e Jashtëm iranian Abbas Aragchi dhe nesër me drejtorin e Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Mohammad Eslami.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika