“Grua” – projekti i ri i Adelina Ismailit kundër dhunës ndaj grave

Këngëtarja e njohur kosovare, Adelina Ismaili, ka lansuar pesë këngë të reja në minialbumin me titull “Grua”, një projekt i dedikuar grave dhe vajzave që guxojnë të thonë “stop” dhunës dhe të ndërmarrin hapin për të ndarë jetën nga burra të lige.

Përmes rrjeteve sociale, Adelina ka shprehur mesazhin e fuqishëm që fshihet pas këtij projekti muzikor:

“Pesë këngë kushtuar atyre që filluan revolucionin e fundit në Kosovë. Grave e vajzave që guxojnë ti thonë STOP dhunës, e të braktisin burra të ligë. Për herë të parë në historinë e vendit tim, gruaja po tregon që din e mundet vet. Ju jeni forca. Ju jeni inspirimi. Ju jeni liria. Projekti GRUA është tingull i krenarisë për secilën nga ju!”, ka njoftuar Ismajli.

Minialbumi përfshin këngët me titujt: “Bajat”, “Baju”, “A je ti”, “Vet kom vendos” dhe “Liria është femër”.

Ky projekt synon të fuqizojë gratë në Kosovë dhe të nxisë ndërgjegjësimin për dhunën në familje, duke nxjerrë në pah fuqinë dhe pavarësinë e tyre.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika