Dënohet me 15 muaj burg gruaja që goditi stjuardesën në ShBA

Një grua kishte goditur një stjuardesë gjatë një fluturimi vitin e kaluar në San Diego, California, e për këtë të shtunën e 28 majit është dënuar me 15 muaj burg

Një grua në San Diego, California, të shtunën e 28 majit, është dënuar me 15 muaj burg, pasi kishte goditur me grusht në fytyrë një stjuardese në “Southwest Airlines” gjatë një fluturimi.

Vyvianna Quinonez, gjithashtu, është urdhëruar të martën nga gjykatësi federal në San Diego, që të paguajë gati 26 mijë dollarë dëmshpërblim dhe një gjobë 7 mijë e 500 dollarë për sulmin në një fluturim të 23 majit 2021 në “Southwest Airlines”.

Ndërkaq, gruas 29-vjeçare nga Sacramento i ndalohet të fluturojë për tre vjet, dhe përderisa është në lirim të mbikëqyrur, duhet të marrë pjesë në seanca për menaxhimin e zemërimit.

Quinonez, vitin e kaluar është deklaruar fajtore për një akuzë për ndërhyrje te anëtarët e ekuipazhit të fluturimit dhe stjuardesat, duke pranuar se ajo e goditi stjuardesën në fytyrë me një grusht dhe ia kapi flokët.

Gjersa po përgatiteshin për uljen e aeroplanit, stjuardesa i kishte kërkuar Quinonez-it të shtrëngonte rripin e sigurimit dhe të vendoste maskën në fytyrë siç duhet. Por, Quinonez kishte filluar ta incizonte stjuardesën në celularin e saj, duke e shtyer atë dhe më pas duke e goditur me grusht në fytyrë dhe duke ia kapur flokët përpara se pasagjerët e tjerë të ndërhynin, është bërë e ditur nga autoritetet lokale në San Diego.

Ky sulm është regjistruar në celularin e një pasagjeri tjetër.

Marrëveshja për pranimin e fajësisë thoshte se stjuardesa kishte tre dhëmbë të çarë, dy prej të cilëve kishin nevojë për kurora, së bashku me mavijosje dhe një prerje nën syrin e saj të majtë që kishte nevojë për qepje.

“Sulmet ndaj anëtarëve të ekuipazhit të fluturimit, të cilët kryejnë punë jetike për të garantuar sigurinë e pasagjerëve, nuk do të tolerohen”, ka thënë prokurori amerikan Randy Grossman në një deklaratë pas dënimit të Quinonez.

Incidenti ishte pjesë e një përshkallëzimi të sjelljes së padisiplinuar nga pasagjerët e linjave ajrore në mes të pandemisë COVID-19, dhe kjo bëri që udhëheqësi i ekuipazhit të fluturimit të kërkonte më shumë staf shoqërues në avion.

Linjat ajrore në vitin 2021 raportuan më shumë se 5 mijë incidente të pasagjerëve të padisiplinuar në Federal Aviation Administration.

Shumica ishin pasagjerë që refuzonin të ndiqnin kërkesën për mbajtjen e maskës, teksa ishin në aeroplan, ndërsa 300 raste prej tyre përfshinin pasagjerë që ishin në gjendje të dehur.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika