Gruaja e Rexhep Selimit tregon pse u largua një avokat nga ekipi mbrojtës 

David Young, avokati i njohur i Rexhep Selimit në Hagë, është larguar nga ekipi i mbrojtjes. Kjo u konfirmua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) më 13 shkurt 2024. Shqipe Selimi, gruaja e Rexhep Selimit, ka sqaruar se Young u lirua nga detyra për shkak të problemeve shëndetësore

Ish-deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi

David Young, njëri ndër avokatët më të rëndësishëm të Rexhep Selimit në Hagë, është larguar nge ekipi mbrojtës.

Kjo u bë e ditur nga një njoftim i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK).

“Më 13 shkurt 2024, Sekretari konfirmoi ndërprerjen e kontratës së z. Young si Bashkë-Avokat për z. Selimi”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Speciales.

Për këtë ka dhënë detaje gruaja e Selimit, deputetja Shqipe Selimi, e cila ka thënë se Young është liruar nga detyra për shkak të problemeve shëndetësore.

“David Young që nga viti kaluar ka kaluar jo si avokat kryesor por dytësor në rastin tonë. Kjo pasi që ai kishte probleme shëndetësore. Këto probleme tash e një vit fatkeqësisht dhe na vjen keq që nuk kanë kaluar. Andaj Rexha bashkë me ekipin e avokatëve kanë vendosur që të lirojnë z. Young nga detyra e avokatit mbrojtës. Kjo është e vetmja arsye dhe nuk kemi arsye tjera”, ka thënë Shqipe Selimi për Dukagjinin.

Kujtojmë se për arsye financiare ishin larguar, Gregory Kehoe, Joe Reeder, Greenberg Legal Associates dhe anëtarët e kësaj kompanie, nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në rastin e tij në Gjykatën Speciale të Hagës.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika