Një grua që u gjet e shtrirë në tokë në Prishtinë, të hënën, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor, i cili e ka dërguar menjëherë viktimën për trajtim në QKUK.

“Derisa ka qenë në trajtim mjekësor në QKUK, e njëjta ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion për të sqaruar shkaqet e vdekjes.

Policia nuk ka dhënë detaje rreth moshës së viktimës, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.