Gruaja raportoi se u dhunua nga i dashuri në Pejë, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunimit në Pejë dhe Prishtinë, për të cilat janë identifikuar dhe intervistuar të dyshuarit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në Pejë një grua ka raportuar se më 10 shkurt të këtij viti, pa dëshirën e saj, kishte kryer marrëdhënie seksuale me një person me të cilin kishte qenë në lidhje dashurie.

“I dyshuari m/k është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në Prishtinë Policia ka njoftuar për një rast tjetër të dhunimit, i cili dyshohet se ka ndodhur më 5 shtator.

Lidhur me këtë rast, më 28 shtator është arrestuar një person i dyshuar.

“Lidhur me rastin, më 28.09.2026 është arrestuar i dyshuari m/k dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika