Gruaja saudite dënohet me 45 vjet burg për postime në rrjetet sociale

Nourah bint Saeed al-Qahtani nga Arabia Saudite është dënuar me 45 vjet burg për postimet e saj në rrjetet sociale të cilat kishin të bënin me grisjen e strukturës sociale dhe shkelje të rendit publik duke përdorur mediat sociale

Ilustrim

Nourah bint Saeed al-Qahtani është dënuar me 45 vjet burg për “përdorim të internetit për të grisur strukturën sociale” dhe “shkelje të rendit publik duke përdorur mediat sociale”.

Drejtor i kërkimit për rajonin e Gjirit në Daën, Abdullah Alaoudh, ka thënë se grupi kishte mësuar për rastin e Qahtanit vetëm pasi iu kishin kaluar dokumentet gjyqësore nga një burim gjyqësor dhe se po vazhdojnë të hetojnë.

“Asgjë në dokumentet e saj gjyqësore nuk ka të bëjë me ndonjë dhunë apo aktivitet kriminal”.

“Akuzat kundër saj janë vërtet të gjera. Ata po përdorin ligjin kundër terrorizmit dhe ligjin kundër krimit kibernetik që mund të kriminalizojë çdo postim që është edhe nga distanca kritike ndaj qeverisë,” ka shtuar ai.

Disa aktiviste të tjera femra thuhet se janë arrestuar në lidhje me postimet në mediat sociale që nga viti i kaluar, raporton BBC.

Alaoudh ka theksuar se kishte frikë se mund t’u jepeshin edhe dënime të gjata me burg.

“Qeveria saudite po i dërgon një sinjal të fortë Perëndimit se nuk i intereson të drejtat e njeriut”.

Alaoudh ka paralajmëruar se ka qenë “e pamundur të mos lidheshin pikat” midis takimit të diskutueshëm të presidentit amerikan Joe Biden me Princin e Kurorës Mohammed në Jeddah muajin e kaluar dhe “rritjes në sulmet represive”.

Më herët në gusht, Salma al-Shehab, një studente saudite për doktoraturë në Universitetin e Leeds, u burgosur me 34 vjet.

Ajo është arrestuar gjatë pushimeve në Arabinë Saudite në janar 2021 dhe është shpallur fajtore për “dhënien e ndihmës atyre që kërkojnë të prishin rendin publik” dhe “publikimin e thashethemeve të rreme dhe tendencioze”.

Para se të largohej nga Anglia, 34-vjeçarja nënë e dy fëmijëve kishte bërë thirrje për reforma dhe lirimin e aktivistëve dhe intelektualëve të shquar të burgosur nën një goditje ndaj disidencës të mbikëqyrur nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman.

Ndryshe, afati i burgut të Shehabit besohej të ishte më i gjati i dhënë ndonjëherë një aktivisti paqësor në vend derisa është raportuar për atë të Qahtanit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika