Një grua ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj në Skenderaj të mërkurën.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, burri ka pranuar tretman mjekësor ndërsa e dyshuara është shoqëruar në stacionin policor, njofton Dukagjini.
“Skenderaj 20.05.2026, 19:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje viktima m/k, është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara f/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.