Grubi i BDI-së nuk voton për president: Nuk e legjitimojë dikë që është kundër UÇK-së

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhje të dyfishta, zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare.

Ndonëse kështu, Artan Grubi i BDI-së ka votuar vetëm për zgjedhjet parlamentare, por jo edhe për ato presidenciale.

Grubi ka thënë se nuk dëshiron të legjitimojë një president/e që është kundër UÇK-së, BE-së e ShBA-ve.

“Nuk votova për presidenciale sepse nuk dua të legjitimojë një president ose presidente e cila është kundër UCK-së, kundër marrëveshjesh së Ohrit, kundër fqinjësisë së mirë me Kosovën me Bullgarinë, kundër integrimit BE-së, kundër miqësisë me SHBA-të. Nuk dua që ta këtë edhe legjitimitet e botës demokratike këtu në Maqedoni. Duke mundësuar një presidenti të tillë. Prandaj e shfrytëzova të drejtë për të votuar në zgjedhje parlamentare dhe jo presidenciale”, ka thënë Grubi në një prononcim për media, pasi ka votuar.

Këtë mosvotim të tij në presidenciale, Grubi nuk e sheh si thirrje për bojkot.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika