Gruda: Ata që votuan themelimin e Gjykatës Speciale i kanë bërë një të mirë Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka thënë se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, kanë qenë të vetëdijshëm se mund të bëheshin objekt i hetimit nga Gjykata Speciale.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka thënë se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, kanë qenë të vetëdijshëm se mund të bëheshin objekt i hetimit nga Gjykata Speciale.

Gruda, i ftuar në “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se emrat e Thaçit dhe Veselit ishin përmendur në raportin e Dick Martyt dhe se themelimi i një tribunali ishte i pritshëm për hetimin e pretendimeve të ngritura në atë raport.

“Në raportin e Dick Martyt emri i parë që përmendet është i Hashim Thaçit, emri i dytë është Kadri Veseli, ti kujton se Hashim Thaci e Kadri Veseli kanë qenë naivë e nuk e kanë ditë se ata do të jenë objekt i hetimit, tribunalet themelohen për të hetu e gjyku krerët e luftës në Raport të Dick Martyt emri i parë është i Hashim Thaçit, i dyti është i Kadri Veselit e kanë ditë dhe e kanë bërë me vetëdije votimin sepse po mos të bënin e para Kosova ish njollos që po i iknim një të vërtete e dyta do të kishim një tribunal që do të themelohej nga OKB-ja që sot kur të kishte marrë vendim Kosova vec në televizor e kish këqyrë e s’kish pas çka me bë kurgjo duke e themelu këtë tribunal brenda ne e kemi mundësinë që sot me u mbledh në Kuvend dhe me shqyrtu mundësinë e një ligji që e mbron historinë e Kosovës – ka qenë e drejtë dhe ata që e kanë votu themelimin e Gjykatës Speciale i kanë bërë një të mirë Kosovës. Unë nuk kam qenë deputet në atë legjislaturë por po të isha do të votoja pro”, u shpreh Gruda.

Gruda tha se, sipas tij, themelimi i Dhomave të Specializuara brenda sistemit të Kosovës i ka dhënë vendit mundësinë që të ndërmarrë hapa institucionalë lidhur me mënyrën se si trajtohet historia e luftës së Kosovës.

Tutje, Gruda u shpreh se e vetmja pytje juridike që mund të bëhet në këtë rast është vendimi për të cilin u shpreh se nuk është i drejtë.

Gruda, mes tjerash, përgëzoi iniciativën e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, që gjatë javës t’i takojë familjarët e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Gruda, mes tjerash, u shpreh se familjarët duhet t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së Haxhiut.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika