Gruda: Dekurajimi i votuesve na ka dëmtuar shumë, zgjedhjet nuk ishin të barabarta

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka pësuar rënie prej rreth 37 mijë votash në zgjedhjet e 7 qershorit krahasuar me rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në Debat Plus, Përparim Gruda nga PDK-ja, ka deklaruar se edhe Lëvizja Vetëvendosje ka humbur mbi 134 mijë vota brenda gjashtë muajve, duke shtuar se kjo, sipas tij, lidhet me pakënaqësinë e qytetarëve dhe mënyrën e ushtrimit të pushtetit.

Ai ka theksuar se zgjedhjet janë mbajtur në kushte të pabarabarta, duke akuzuar pushtetin për keqpërdorim të parasë publike dhe ndikim në procesin zgjedhor.

Gruda ka thënë gjithashtu se dekurajimi i votuesve ka ndikuar negativisht në rezultatet e PDK-së, duke theksuar se disa qytetarë, sipas tij, kanë shprehur hezitim për të marrë pjesë në votime pas ndarjes së 100 eurove nga qeveria në detyrë.

“Këto zgjedhje janë mbajtur në kushte të pabarabarta.  Nëse njëra palë e ka pasur pushtetin në dorë edhe e ka keqpërdorur  në mënyrë të paligjshme duke ndarë 100 milionë euro, kjo e ka dekuraju votuesin tonë.  Pagat janë rritur në mënyrë të ligjshme me neve.  Unë kam qenë në fushatë përditë edhe si i ka ndarë 100 euro kam taku njerëz të PDK duke më thënë nuk e di a dal ëme votu se ky i ka ble zgjedhjet edhe nuk e di a ka efekt. Dekurajimi që i ka ndodhë njerëzve na ka dëmtu neve shumë me këto shpërdorimin e parasë publike, kjo i ka bërë zgjedhjet të pandershme”, ka deklaruar Gruda në Debat Plus

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika