Gruda: Diaspora s’është kaq e manipulueshme sa mendon Kurti, pres ndryshim radikal të votës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, u ka bërë thirrje qytetarëve të diasporës që të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme, duke kërkuar prej tyre që të reflektojnë mirë para se ta mbështesin kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Duke folur në Debat Plus, Gruda tha se mërgata duhet të vijë “patjetër” për të votuar, por edhe të analizojë mënyrën se si, sipas tij, përdoren vota e tyre.

“Unë dua t’iu them qytetarëve të diasporës, kur të nisen me ardhë në Kosovë me votu, duhet të vijnë patjetër me votu, të mendojnë mirë ata që mendojnë t’i japin votë Albin Kurtit se ku shkon vota e tyre. A kthehet ndonjëherë në shërbim ndaj këtij vendi dhe ndaj tyre e familjeve të tyre që i kanë këtu?”, u shpreh Gruda.

Gruda ngriti edhe çështjen e remitencave që diaspora dërgon në Kosovë, duke pyetur nëse ato përdoren në mënyrë të drejtë nga qeveria.

“Diaspora nuk është aq lehtë e manipulueshme sa mendon Kurti dhe kësaj here pres një ndryshim radikal të votës së diasporës,” u shpreh deputeti i PDK-së.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika