Gruda i bën thirrje Haxhiut “të mos tentojë të manipulojë” me vendimet e Gjykatës së Apelit për rastin e noterëve

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se "Ministrja e Drejtësisë dezinformon dhe manipulon publikisht në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit për rastin e noterëve"

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu “dezinformon dhe manipulon publikisht në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit për rastin e noterëve”.

Gruda ka thënë se në postimin e saj, ministrja Haxhiu vendimin e gjykatës e paraqet si fitore të saj.

“Ndërkohë që e vërteta është krejt tjetër: Gjykata Themelore në Prishtinë, me aktgjykimin e saj A.nr.529/2020, të datës 1 shkurt 2022, e kishte aprovuar në tërësi si të bazuar kërkesëpadinë e paditësve, duke vërtetuar se procesi i dhënies së provimit të noterisë kishte qenë i ligjshëm dhe i drejtë, dhe se vendimi i Ministres Haxhiu për anulimin e këtij procesi kishte qenë i paligjshëm”, ka shkruar Gruda.

“Krejt çfarë Gjykata e Apelit ka vendosur në këtë vendim që ministrja e paraqet si fitore të saj, është refuzimi i ankesës vetëm lidhur me propozimin e disa paditësve për dhënien e aktgjykimit plotësues, përmes të cilit, paditësit kanë kërkuar që të detyrohet ministrja të vazhdojë me procesin e emërimit të kandidatëve për noterë, por duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë që kishte rrezuar vendimin e ministres Haxhiu”, ka theksuar tutje Gruda.

“Pra, Gjykata e Apelit ka vërtetuar dhe ka lënë në fuqi aktgjykimin e shkallës së parë, përkatësisht ka rikonfirmuar se procesi i dhënies se provimit të noterisë ishte i ligjshëm dhe i drejtë”.

Mes tjerash, Gruda i ka bërë thirrje ministres Haxhiu të mos tentojë të manipulojë me vendimet e gjykatës, “t’i zbatojë ato dhe të zhbllokojë procesin e emërimit të noterëve të rinj, duke respektuar në përpikëri legjislacionin në fuqi dhe vendimet gjyqësor”.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika