Gruda kritikon Vetëvendosjen: Kanë marrë peng institucionet
Sot në orën 10:30, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të 18-tën herë me qëllim të konstituimit të përbërjes së re parlamentare, pas dështimit të të gjitha përpjekjeve të mëparshme. Në lidhje me këtë situatë ka folur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, i cili ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje. […]
Sot në orën 10:30, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të 18-tën herë me qëllim të konstituimit të përbërjes së re parlamentare, pas dështimit të të gjitha përpjekjeve të mëparshme.
Në lidhje me këtë situatë ka folur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, i cili ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje. Sipas tij, kjo parti po e mban peng procesin e konstituimit të Kuvendit duke pretenduar se ka shumicën absolute.
“Mendoj që do të jetë skenari i njëjtë (dështimi i konstituimit të Kuvendit). E shihni qartazi se partia (Lëvizja Vetëvendosje) që nuk ka arritur ta fitojë shumicën absolute, pretendon që ka fituar shumicën absolute. Mendoj që i ka marrë peng institucionet e Kosovës”, ka thënë Gruda.















