Gruda: Pas 16 shtatorit partitë duhet të kishin vetëdije tjetër kombëtare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka thënë se pas 16 shtatorit kishte pritur një qasje tjetër të partive politike ndaj çështjes së Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Gruda ka deklaruar se kishte pritur që partitë politike ta vendosnin këtë çështje mbi interesat partiake dhe të kontribuonin në miratimin e ligjit.

“Unë jam i befasuar me këtë mungesë të vetëdijes kombëtare. Ku u vu mandej ligji në peshore, me një pozicion politik”, ka deklaruar Gruda.

Ai ka thënë se kishte menduar që pas 16 shtatorit, diskutimet për pozitat politike, zgjedhjet dhe zgjedhjen e presidentit nuk do të mbizotëronin ndaj çështjes së ligjit.

Gruda ka theksuar se, sipas tij, ligji u miratua falë qëndrimit të PDK-së dhe vendosmërisë së qytetarëve.

“Megjithatë e tejkaluam atë. Dhe ne e tejkaluam, sepse duhet ta kalonim ligjin. Ligjin e ka kaluar qëndrimi i PDK-së dhe vendosmëria e qytetarëve”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika