Gruda: PDK kthehet në pushtet më e fortë, qeveritë tona janë të pakrahasueshme me Qeverinë Kurti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se PDK duhet të rikthehet në pushtet pas zgjedhjeve, duke u paraqitur më e fuqishme dhe më e përgatitur se në momentin kur ka kaluar në opozitë.

Duke folur për procesin e reflektimit brenda partisë, Gruda tha se PDK ka analizuar edhe gabimet e së kaluarës gjatë viteve në opozitë.

“PDK duhet të kthehet në pushtet pas këtyre zgjedhjeve edhe më e mirë sesa në ditën kur ka shkuar në opozitë. Kemi kaluar mbi gjashtë vjet në opozitë dhe kemi reflektuar për gabimet tona”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Ai shtoi se synimi i tij është që partia të rikthehet më e përgatitur, pa u fshehur pas gabimeve të së kaluarës.

“Ne duhet të kthehemi më mirë, pa u fshehur pas gabimeve,” u shpreh Gruda.

Sipas tij, qeverisjet e kaluara të PDK-së nuk mund të krahasohen me qeverinë aktuale të drejtuar nga Albin Kurti.

“Qeveritë e PDK-së janë të pakrahasueshme me qeverinë Kurti, dhe këtë mund ta krahasojë kushdo,” tha ai.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika