Gruda: Po të mos donte zgjedhje, Kurti nuk do t’i shpërdoronte 34 ditë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me mënyrën se si është trajtuar çështja e presidentit dhe afatet e përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese.

Në një reagim në Facebook, Gruda ka vlerësuar se përpjekjet e Kurtit për të gjetur zgjidhje kanë qenë joserioze dhe të pamjaftueshme. Sipas tij, në 34 ditët shtesë të dhëna nga Gjykata Kushtetuese, kryeministri ka shfrytëzuar 7 ditë për vizita jashtë vendit që ai i cilësoi si të pafrytshme, ndërsa pjesën tjetër të kohës nuk ka pasur angazhim serioz për të gjetur një zgjidhje politike.

“Albin Kurti, po të mos donte zgjedhje, siç deklaroi sot, nuk do ta shpërdoronte as mundësinë e dytë që ia dha Gjykata Kushtetuese, 34 ditë shtesë. Mjafton të shihet se si u përdor kjo kohë: nga 34 ditë, 7 i kaloi në vizita të pafrytshme jashtë vendit, ndërsa tri javët e tjera pa asnjë përpjekje serioze për zgjidhje.

Tani, kur ka mbetur vetëm një javë, deklaratat politike nuk kanë më peshë, sepse veprimet destruktive të tij në të dy raundet për zgjedhjen e presidentit flasin më qartë se çdo fjalë.
Është për keqardhje që dikush me 51% të besimit qytetar po e shtyn vendin drejt një procesi të ri zgjedhor për arsye dhe inate personale. Qytetarët do të dijnë t’ia japin përgjigjen e duhur këtij mentaliteti!”, ka shkruar Gruda në Facebook.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika