Gruda: Preferenca jonë është qeveri e opozitës me LDK-në, AAK-në dhe komunitetet

Përparim Gruda nga PDK-ja, ka thënë se preferenca e partisë së tij është formimi i një qeverie nga opozita, nëse rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve e mundësojnë një gjë të tillë.

Në Debat Plus, Gruda ka deklaruar se pas numërimit të votave të diasporës, PDK synon një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe partitë e komuniteteve, nëse sigurohen numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë.

Ai ka shtuar se aktualisht PDK ka 24 deputetë, por pret që rezultati përfundimtar të mund të ndryshojë pak dhe ta ruajë këtë numër ose të jetë mbi 23 mandate.

“Për neve preferenca është një qeveri e opozitës. Nëse rezultat do të na japë mundësinë. Pas numërimit të votave të diasporës  preferenca jonë e parë është një qeveri me LDK AAK dhe komunitetet, nëse kanë me na leju numrat që nuk dihet ende si do të përfundojnë. Aktualisht jemi 24 unë besoj se do të jemi deri mbi 23 deputetë. Presim me na dhënë një rezultat tjetër dhe me rujt numrin e deputetëve”, ka deklaruar Gurda.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika