Gruda viziton Thaçin në Hagë: 16 shtatori do të jetë dita e lirisë

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka njoftuar se ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë ku po mbahet në paraburgim.

Kur ka mbetur edhe pak kohë deri në vendimin që do të marrë Gjykata Speciale, Gruda tha se Thaçi “ishte me disponim të mirë”.

“Sapo përfundova vizitën te Presidenti Hashim Thaçi në Hagë. Ishte me disponim të mirë dhe me vullnet të madh. Biseduam gjatë për tema të ndryshme. Kthjelltësia, intuita dhe forca e tij janë të jashtëzakonshme. Po largohem nga këtu me ndjenjën se pas shpinës sime po mbetet i mbyllur jo thjesht një njeri, por një pjesë e historisë më të re të Kosovës dhe lirisë sonë. 16 shtatori do të jetë dita e lirisë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin”, ka shkruar Gruda.

Më 16 shtator 2026 është caktuar shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Fillimisht, Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë kishte afat deri më 19 maj për të shpallur vendimin. Por, duke u thirrur në kompleksitetin e rastit, ai vendosi ta shtynte këtë afat deri më 20 korrik 2026 dhe tani vendosi përfundimisht për 16 shtator.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika