Grupet e armatosura kurde tentuan të hyjnë në Iran nga Iraku

Grupet e armatosura separatiste kurde kanë tentuar të kalojnë kufirin nga Iraku drejt Iranit, kanë bërë të ditur për Reuters tre burime të njohura me zhvillimet, në një kohë kur Teherani po përballet me protesta masive dhe një goditje të ashpër të sigurisë.

Sipas burimeve, mes të cilëve edhe një zyrtar i lartë iranian, shërbimi sekret turk (MIT) ka paralajmëruar Gardën Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) për përpjekjet e këtyre luftëtarëve për të kaluar kufirin ditët e fundit.

Zyrtari iranian ka deklaruar se forcat e IRGC-së janë përplasur me luftëtarët kurdë, të cilët, sipas tij, kanë synuar të shfrytëzojnë trazirat dhe protestat për të krijuar destabilitet në vend.

Garda Revolucionare është një forcë elitare që ka shtypur edhe më herët protesta të brendshme në Iran.

Agjencia turke e inteligjencës MIT dhe presidenca në Ankara nuk kanë komentuar menjëherë lidhur me këtë çështje.

Turqia, e cila i konsideron grupet militante kurde në Irakun verior si organizata terroriste, ka paralajmëruar ditët e fundit se çdo ndërhyrje e jashtme në Iran do të përshkallëzonte krizën rajonale.

Sipas zyrtarit iranian, luftëtarët janë dërguar nga Iraku dhe Turqia, ndërsa Teherani u ka kërkuar këtyre vendeve të ndalin çdo transferim të luftëtarëve apo armëve drejt territorit iranian.

Ndërkohë, një organizatë për të drejtat e njeriut ka deklaruar se rreth 2,600 persona janë vrarë ditët e fundit gjatë shtypjes së protestave kundër regjimit klerikal në Iran. Protestat, sipas raportimeve, janë nxitur edhe nga thirrjet e Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë kërcënuar me ndërhyrje.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika