Grupet kriminale në veri vazhdojnë të jenë të pakapshëm për shtetin
“Ka këtu bandita”, thonë disa qytetarë prapa kamerave. Kjo është arsyeja që qytetarët serb e ata shqiptarë që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, hezitojnë të flasin për gjendjen që u krijua në këtë pjesë, veçanërisht në muajt e fundit. Prezenca e personave që janë pjesë e grupeve kriminale, është shtuar në pjesët veriore të […]





“Ka këtu bandita”, thonë disa qytetarë prapa kamerave.
Kjo është arsyeja që qytetarët serb e ata shqiptarë që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, hezitojnë të flasin për gjendjen që u krijua në këtë pjesë, veçanërisht në muajt e fundit.
Prezenca e personave që janë pjesë e grupeve kriminale, është shtuar në pjesët veriore të vendit, gjë që po u krijon frikë banorëve të kësaj pjesë.
Ata duke mos dashur të identifikohen vazhdimisht shprehin frikën që kanë për shkak të rrezikut që u kanoset nga këto grupe kriminale, e që po dalin të jenë të paprekshëm nga institucionet kosovare.
Nga Policia e Kosovës, e nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk janë përgjigjur, në pyetjet rreth bandave kriminale që veprojnë në veri e që vazhdimisht përmenden nga krerët e shtetit.
Situatën e krijuar një natë më parë, ku u raportuan disa shpërthime në Mitrovicë te Veriut e në Zubin Potok, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa e krahason me një periudhë paraprake, derisa thotë se grupet kriminale vazhdojnë të udhëheqin nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciq, dhe nga Milan Radojçiqi.

“Situata momentale në veri të Mitrovicës është sikur në kohën e pavarësisht së mbikëqyrjes për momentin u kthyen edhe forcat e Policisë së Eulex-it, është një vakum institucional, asambletë komunale nuk funksionojnë, kryetarë në 4 komuna nuk kemi.Në veri nuk mund të themi se të gjithë qytetarët janë të padëgjueshëm, kemi 30% të qytetarëve që qeveria e Serbisë i paguan dhe janë me derektiva të qeverisë Serbisw funksionojnë dhe i shantazhojnë qytetarët e tjerë”, ka thënë ai.
Të tensionuar situatën e krijuar në veri, me mundësi eskalimi e ka konsideruar edhe analisti serb Bratisllav Kërstiq.

“Situata nuk është e favorshme dhe kemi tensione të larta… Jemi në prag të një situate me mundësi të eskalimit dhe konsekuencave shumë serioze… Nëse dikush dërgon forca në veri, ne do të kemi luftë këtu… Në baza ditore jam duke parë njerëz të armatosur në veri… nga të dyja anët, edhe në Lagjen e Boshnjakëve ke shqiptarë të armatosur…E kuptueshme, Vuçiq edhe Kurti i kanë armatosur… Nuk ekzistojnë kushtet (për zgjedhje)… Nëse organizohen zgjedhjet me forcë në veri, përgjegjës për çdo viktimë do të jetë Kurti dhe Vuçiq. Së bashku janë duke punuar në destabilizimin e shtetit të Kosovës”, ka thënë ai.
Situata në veri të Kosovës, u tensionua pas vendimit të ekzekutivit për targa, derisa tensionimet vazhduan edhe pak ditë para zgjedhjeve për kryetar komunash e kuvende komunale.




















