Grupet muzikore britanike po hasin në probleme për turnetë e tyre në BE shkaku i Brexit-it

Përshkak të Brexit-it, grupet e vogla muzikore në Mbretërinë e Bashkaur janë duke hasur në problem të reja për të përformuar në shtetet e Bashkimit Evropian

Grupi Walt Dico duke perfomaur

Natë pas nate, Beatles zhurmonin në klubet e Hamburgut, edhe aty ishtevendi ku ta amorën hapata eparë dhe u formuan si bend serioz për të shkuar në majat e suksesit.

Por tani, grupet britanike që përpiqen të rregullojnë mirë tingullin e tyre duke luajtur në Evropë, po përpiqen të përballojnë jetesën – ose heqin dorë tërësisht – për shkak të barrierave të krijuara nga Brexit , ka thënë një organizatë bamirëse për muzikantët, njofton The Guardian.

Walt Disco, një grup i ri goth-glam nga Glasgou, ka treguar për barrierat pothuajse farsë me të cilat u përballën në një turne të fundit duke marrë pjesë në koncerte në Irlandë dhe Holandë.

Sfida e parë ishte plotësimi i formularëve doganor për të marrë një ‘karnet ATA’, ose pasaportë instrumentesh, për të marrë një përjashtim për furgonin e tyre në kontrollin kufitar.

Për këngëtaren kryesore të Walt Disco, Jocelyn Potts, 24 vjeç, kjo nënkuptonte blerjen e një peshorje, dhe peshimin e çdo instrumenti për të njoftuar doganën për peshën e eksporteve të tyre të përkohshme.

Sfida tjetër, pas mbërritjes në Belfast, ishte të përpunohej se si të merrnin lejen për të udhëtuar përtej kufirit në BE dhe për në Dublin.

“Ju mendoni se do të zbrisni nga trageti dhe gjithçka që duhet të bëni është të dorëzoni dokumentet. Por Jo, ju duhet të gjeni zonën doganore, e cila nuk është në portin e trageteve. Duhet të udhëtosh nëpër Belfast për ta gjetur atë”, ka thënë menaxheri i tyre Hamish Fingland, duke iu referuar mungesës së zbatimit të protokollit të Irlandës së Veriut.

Pas koncertit të tyre në Dublin, ata morën një traget mbrapa përmes Mbretërisë së Bashkaur për të shkuar në kontinent, por duhej të merrnin një rrugë më të shtrenjtë “mallrash”, pasi pajisjet e tyre tani ishin një artikull i deklarueshëm.

Në aeroportin Schiphol në Amsterdam pati një konfuzion të ngjashëm kur ata u nisën për një koncert të mëtejshëm në Teksas të ShBA-ve.

“Ne i lejuam vetes tre orë që të mund të shkonim në doganë në secilën anë të aeroportit, shumë përpara shfaqjes, por ishte kaq e vështirë të gjeje dikë në aeroport që e dinte se ku do të shkonim. Shkonim në një doganë dhe ata thoshin, ‘Jo, ju duhet të shkoni në anën tjetër të aeroportit’, tha Potts.

Me 570 £, karneti ATA për instrumentet menaxhohet me të ardhurat marxhinale që grupet e vogla presin me padurim në një botë që tashmë po tregohet më e shtrenjtë për shkak të çmimit të lartë të gazit.

Performancat live mund të përbëjnë 90%-95% të të ardhurave të një grupi, sipas Help Musicians, por Brexit ka ulur në një nga rrjedhat e tyre më të rëndësishme të të ardhurave, duke i kufizuar ato në mallra me vlerë 1000 £ përpara se të hyjnë në një grup më të lartë të tatueshëm.

Për Walt Disco kjo nuk është e mirë, e barabartë me vetëm 50 disqe vinyl me 20 £ secili, një pjesë e vogël e asaj që ata do të shpresonin të shisnin pas një shfaqjeje te një turmë tipike prej 500 personash.

Përvoja e Walt Disco ishte tipike për grupet e vogla që përpiqeshin të krijonin karrierën e tyre me turne në BE në vitin 2022, ka thënë James Ainscough, shefi ekzekutiv i Help Musicians, i cili krijoi një fond prej 250,000 £ këtë pranverë për të ndihmuar muzikantët e rinj të përballen me Brexit.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika