Grupi i Kumanovës, a iu refuzua shtetësia Enver Hoxhës?

Shqiptarët që njihen si “Grupi Kumanova” të cilët po e vuajnë dënimin e dhënë nga institucionet maqedonase duan të ekstradohen në Kosovë por jo të ndarë. Njëri nga ta nuk ka shtetësi kosovare për cka i pamundësohet ekstradimi në Kosovë. Ata po kërkojnë nga institucionet që ti mundësohet një gjë e tillë ani pse juristët thonë që ligji i Kosovës nuk e lejon

Vuajnë dënimet afatgjate në burgjet e Maqedonisë së Veriut, por për synim kanë transferimin në Kosovë.

Por, megjithëse kërkesa për transferim janë bërë, të paktën një anëtari të këtij grupi pritet ti dalin probleme për t’u kthyer në Kosovë.

Kjo pasi që Enver Hoxhës, i njohur si Kleini, duket se Republika e Kosovës ia ka refuzuar kërkesën për shtetësi.

Një gjë të tillë e kanë pohuar vetë anëtarët e këtij grupi të cilët i kanë nisur një letër krerëve të institucioneve në Kosovë.

“Ne, bashkëluftëtarët e Enver Hoxha Klein, kërkojmë me këmbëngulje përgjigje adekuate në lidhje me refuzimin e Shtetesisë së Kosovës për Enverin. Enveri është invalid i Luftës së Ushtrisë Çlirimtare, gjegjësisht luftëtar i brigadës 138 Agim Ramadani. Enveri u plagos rëndë ne Betejen e Koshares. Enveri i la të gjitha mirësitë që i kishte ne Gjermani dhe u rreshtua ne radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë grupi Kumanova.

Lajmi se kjo kërkesë është anuluar, sipas grupit Kumanova është kumëtuar gojarisht. Për cka ata duan më shumë detaje.

 

“Znj.Gërvalla,nga Ministria që ju e drejtoni, përmes përfaqësuesit të Ambasadës së Kosovës në Shkup,Enverit i është kumtuar lajmi gojarisht nga një përfaqësues se i është refuzuar shtetësia e Kosovës. Nga Ambasada e Kosoves akoma nuk i ka arritur ndonjë letër zyrtare që shtetësia i është refuzuar. Ne, znj. Gërvalla kërkojmë nga ju dhe nga te gjitha institucionet përkatëse qe ta rishqyrtoni edhe një herë kërkesën e Enver Hoxhaj Klein”, ka shtuar grupi Kumanova.

Televizioni i është drejtuar të gjitha institucioneve në të cilat grupi Kumanova ka dërguar këtë letër, që janë Presidenca, Qeveria, Ministria e Punëve të Brendshme e ministria e Punëve të Jashtme por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Në ndërkohë, njohësit e çështjeve juridike i japin të drejtë refuzimit të kësaj kërkese.

 

“Për të fituar  shtetësinë e Kosovës duhen disa dëshmi, ta zëmë nga shteti i origjinës nëse ka ndonjë precedentë, ndonjë dosje të hapur apo nëse personi nuk është i kërkuar nga Interpol ose Europol. Grupi Kumanova kanë një aktgjykim të formës së prerë dhe natyrisht ata që kanë precedentë penal nuk mund të jenë shtetas të Kosovës perderisa nuk e plotësojnë kriterin ligjor”, ka thënë Anton Ndrecaj, avokat.

Ndryshe, në vitin 2017, Gjykata Themelore e Shkupit ka dënuar me gjithsej 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet në Kumanovë mes datave  9 dhe 10 maj të viti 2015.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika