Grupi ukrainas shet trofeun e Eurovizionit për të blerë dronë për Ukrainën

Pushtimi i Rusisë në Ukrainë ka marrë mijëra jetë të civilëve, ka bërë që miliona ukrainas të ikin, duke i kthyer qytetet në gërmadha. Në ndihmë të vendit, grupi ukrainas ka shitur trofeun

Grupi ukrainas që fitoi Eurovizionin e këtij viti, ka shitur trofeun e tyre për 900,000 dollarë  për të mbledhur para për luftën në Ukrainë, transmeton “BBC“.

Kalush Orchestra do ta vërë në ankand mikrofonin e kristaltë, për të blerë dronë për ushtrinë e Ukrainës.

Shitja përkoi me paraqitjen e grupit në një koncert bamirësie në Portën e Brandenburgut në Berlinit.

Ai synon të mbledhë para për kujdesin mjekësor dhe furnizimet.

Duke folur në koncert, anëtari i grupit, Oleh Psiuk, bëri thirrje që njerëzit të mos mësohen me luftën, e cila ka lënë të paktën 4,031 civilë të vdekur dhe 4,735 të plagosur, sipas OKB-së, së bashku me një numër të panjohur luftëtarësh.

Njëherësh, konflikti Rusi-Ukrainë ka detyruar më shumë se 14 milionë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre qëkur Rusia e pushtoi më 24 shkurt.

“Unë mendoj se duhet të jetë gjithmonë në faqet e para, derisa të vijë paqja,” ka thënë Psiuk.

Prezantuesi televiziv ukrainas, Serhiy Prytula, ka njoftuar se paratë e mbledhura nga shitja e trofeut do të përdoren për të blerë tre dronë “PD-2” të prodhimit ukrainas, raporton agjencia e lajmeve “Reuters“.

Dronët përdoren shumë nga forcat ukrainase dhe ruse, si armë ashtu edhe si avionë zbulimi.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika