Grushte e shuplaka për qytetarin që shkuan ta arrestonin, prangosen tre policë
Tre zyrtarë policor nga stacionit Policor i Klinës, shkuan në shtëpinë e një të pandehuri të dyshuar për dy vepra penale. Urdhri për ta ishte të e arrestonin të njëjtin. Por, me të vendosur prangat tek qytetari, siç shihet edhe ne videon e siguruar nga Dukagjini, situata përkeqësohet duke shkuar në dhunë, ndaj të njëjtit, […]
Tre zyrtarë policor nga stacionit Policor i Klinës, shkuan në shtëpinë e një të pandehuri të dyshuar për dy vepra penale.
Urdhri për ta ishte të e arrestonin të njëjtin.
Por, me të vendosur prangat tek qytetari, siç shihet edhe ne videon e siguruar nga Dukagjini, situata përkeqësohet duke shkuar në dhunë, ndaj të njëjtit, edhe pse ai nuk i reziston arrestimit.
Për këtë tre këta zyrtarë policor edhe u arrestuan.
“Më 28 qershor një partullë policore ka shkuar për ta arrestuar një person të pandehur për dy vepra penale, për veprën penale “kanosje” dhe “asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, ndërkaq prokurorit i është interpretuar se i njëjti ka sulmuar zyrtarët policor, pas pranimit të informatave në kordinim të plotë me inspektoratin policor janë pranuar provat që janë shqyrtuar ku ka dalë se ka elemente të veprës penale të keqtrajtimit të të pandehurit gjatë arrestimit i cili ka qenë i prangosur dhe ka pasur keqtrajtim fizik, dhe janë arrestuar dhe janë ndaluar për 48 ore me urdhër të prokurorit të shtetit.”, deklaroi Shkodran Nikçi – Zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë
Një ditë më parë Inspektorati Policor i Kosovës, njoftoi se ka kërkuar suspendimin e tyre.
Megjithatë, ky nuk është rasti i vetëm ku zyrtarët policor tejkalojnë kompetencat e tyre. Sipas Inspektoratit Policor të Kosovës, nga janari e deri sot janë iniciuar 16 raste të tilla, ndaj 30 zyrtarëve policor nën dyshimin e veprës penale të keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrës.
“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës gjatë periudhës 1 Janar – 30 Qershor 2025, ka iniciuar 16 raste (ku 4 prej tyre ende janë në proces) në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”. Hetimet në këto raste janë duke u zhvilluar ndaj 30 zyrtarëve policorë ku në Prokurorinë e Shtetit IPK ka parashtruar 7 raste me Kallëzim Penal dhe 5 raste me Raport të Veçantë. IPK me autorizim të Prokurorit të Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe organet tjera ligj zbatuese për këto raste ka arrestuar 4 zyrtarë (përfshirë edhe arrestimet e sotshme për rastin në Klinë) , ndërsa në interes të hetimit ka rekomanduar suspendimin e 11 punonjësve policor.”, thuhet ne pergjigjen e IPK-se.
Ish-kryeshefi i IPK-së Valdet Hoxha thotë se nëse këto raste janë në rritje, atëherë institucionet duhet të ndërmarrin masa.
““Inspektorati policor i Kosovës, si në çdo rast tjetrin duhet të bëjë punën e saj duke e hetuar në mënyre të plotë, transparente dhe për të ardhur në një përfundim të qartë dhe të saktë duke vertetuar drejt gjendjen faktike se cka ka ndodhur, në situata të tilla në rast se numri i këtyre rasteve është në rritje pra përdorimi i forcës që dyshohet per tejkalim të forcës nga ana e policisë, policia e Kosovës duhet të organiozojë edhe trajtime shtesë..”, tha Hoxha.
Brenda 6 muajve, IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e 49 zyrtarëve policor, nën dyshimin për vepra të ndryshme penale.















