Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka bërë një deklaratë të fortë për një nga lojtarët e tij, duke e cilësuar Matheus Nunes si një ndër mbrojtësit e djathtë më të mirë në botë.
Në një prononcim të fundit, Guardiola theksoi progresin e madh të portugezit, duke vënë në pah sidomos aspektin defensiv dhe kontributin në fazën sulmuese.
“Defensivisht, vëmendja ndaj vijës dhe depërtimet deri në vijën fundore… shumë, shumë gjëra të mira! E shoh në një nivel të shkëlqyer”, është shprehur tekniku spanjoll.
Forma e Nunes ka ardhur në rritje këtë sezon, duke u bërë një element i rëndësishëm në skemat e Manchester Cityt. Performancat e tij kanë tërhequr vëmendjen e opinionit sportiv, ndërsa deklarata e Guardiolës vetëm sa e rrit më tej vlerësimin për lojtarin.
Megjithatë, debati mbetet i hapur nëse ai mund të konsiderohet realisht në mesin e tre mbrojtësve të djathtë më të mirë në botë, duke pasur konkurrencë të fortë në këtë pozitë.
Tifozët dhe analistët tashmë kanë nisur diskutimet, ndërsa pyetja kryesore është: a e meriton Nunes një vend në “Top 3” të botës?