Pas fitores 2-1 të Manchester Cityt në Bernabeu ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve, trajneri i Cityt, Pep Guardiola, vlerësoi lart yllin brazilian të Realit, Rodrygo.
Rodrygo hapi rezultatin në minutën e 27-të me një kundërsulm të shkëlqyer, duke kaluar Real Madridin në epërsi 1-0.
City u kundërpërgjigj në fund të pjesës së parë me Nico O’Reilly për 1-1 dhe Erling Haaland për 1-2, duke siguruar fitoren dhe ngjitjen në tetë vendet e para.
Guardiola pranoi se Real Madridi dominoi në fillim, dhe theksoi se Rodrygo, së bashku me Vinicius Jr., ishte një kërcënim i vazhdueshëm.
“I thashë Rodrygos sa i mirë është. Ai është një lojtar nga një nivel tjetër… ky djalosh është vërtet i pabesueshëm”, tha Guardiola.
Ky admirim i trajnerit spanjoll pasqyron edhe komentet e tij të mëparshme, ku e kishte quajtur Rodrygon lojtarin e tij të preferuar të Real Madridit.