Gucati në marshin për liri: Dënimi i krerëve të UÇK-së do të ishte goditje ndaj luftës për liri

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka deklaruar se një dënim i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale në Hagë do të ishte, sipas tij, më shumë se një goditje ndaj individëve.

Duke folur para qytetarëve të mbledhur në marshin për liri në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Gucati tha se protesta nuk është organizuar për të mbrojtur persona të caktuar, por për të mbrojtur të vërtetën e Kosovës dhe luftën për liri, njofton Dukagjini.

“Nuk jemi mbledhur për ta mbrojtur individin, por për ta mbrojtur të vërtetën e një populli që luftoi për lirinë. Jemi mbledhur për ta mbrojtur të vërtetën e Kosovës”, u shpreh Gucati.

Ai tha se UÇK-ja nuk ishte burim i shtypjes, por, sipas tij, u ngrit pikërisht kundër saj.

Mes tjerash, Gucati kërkoi që proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së të zhvillohen në mënyrë të drejtë dhe të paanshme.

“UÇK-ja nuk e krijoi shtypjen, ajo u ngrit kundër saj. Kërkojmë proces të drejtë dhe të paanshëm, me respekt për të drejtat e çdo të akuzuari”, u shpreh ai.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika