Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, nga protesta në Tiranë ka kërkuar drejtësi ndaj ish-krerëve të UCK-së që po gjykohen në Hagë.

Gucati u shpreh se nuk do të lejojnë përdhosjen e emrit të komandantëve të ushtrisë së lavdishme teksa shtoi se Gjykata Speciale e ka humbur besimin dhe se proceset gjyqësore janë të njëanshme, njofton Dukagjini.

“Ne sot po protestojmë për të ngritur zërin për drejtësi. Jemi këtu për të mbetur luftën e shenjtë, gjakun e derdhur për liri dhe për të mbrojtur nderin. Ne nuk do të lejojmë të përdhoset emri i komandantëve tanë. Kjo protestë nuk ka lidhje me politikë, kjo është protestë e popullit shqiptar”.

“Ne nuk po kërkojmë mëshirë, por drejtësi para ligjit”, tha Gucati para protestuesve.