Gucati nga Shkupi: Ne nuk kërkojmë lëmoshë por drejtësi

Kryetari i OVL-UCK-së, Hysni Gucati, ka falënderuar mijëra protestues që po marrin pjesë në protestën e organizuar në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Gucati para mijëra protestuesve u dërgoi mesazh ndërkombëtarëve që të japin drejtësi të drejtë e jo drejtësi politike për çlirimtarët, njofton Dukagjini.

“Sot jemi mbledhur këtu t’ju tregojmë ambasadave të huaja që gjenden në Maqedoni e Veriut që Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka qenë ushtri kriminale por çlirimtare që mbrojti kombin e vet, vendin e vet dhe qytetarët e vet. Kjo protestë e fundvitit që është në Shkupin e shqiptarëve dhe Shkupin e Hasan Prishtinës – kjo gjykatë e formuar nga një njeri i çmendur që më 2011 ngriti një rezolutë në Këshillin e Evropës se gjoja UÇK-ja ka bërë krime dhe ka hequr organe në një shtëpi të verdhë në Shqipëri”.

“Ne sot me ketë numër kaq të madh dhe në të gjitha protestat e kaluara i tregojmë Trëndafilovës se Ushtria Çlirimtare e Kosovës buron, lind dhe vepron nga populli – populli e rriti dhe populli e mbrojti. Sot kërkojmë drejtësi e jo drejtësi politike pasi ajo gjykatë bën drejtësi politike dhe u ngjason gjykatave të ish-Jugosllavisë dhe gjykatave të Tito-s”, u shpreh Gucati.

Gucati, mes tjerash, u shpreh se kjo gjykatë merret me fakte të fabrikuara.

”Unë isha vetë dëshmitar. Evropës i bëjmë thirrje për drejtësi të drejtë. Ne nuk kërkojmë lëmoshë por drejtësi. Rroftë UÇK”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika