Gucati për protestën e nesërme në Shkup: Gjithçka gati, mbajmë protestë paqësore

Kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati, u shpreh se gjithçka është gati për protestën e nesërme në Shkup në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Gucati, në “FIVE” në Dukagjin ka thënë se edhe kjo protestë do të jetë si protestat e kaluara, e qetë dhe paqësore, njofton Dukagjini.

“Gjithçka është gati dhe kanë përfunduar të gjitha përgatitjet tona dhe nesër do të mbahet një protestë paqësore ashtu siç u ka hije gjithë shqiptarëve”, u shpreh Gucati.

“I gjithë pluhuri i quar ishte panevojë pasi do të ketë protestë paqësore njësoj si në Prishtinë, Tiranë, Hagë do të protestojmë në mënyrë paqësore dhe këtë do ta bëjmë edhe ne. Protesta ka gjithmonë karakter të kërkimit të drejtësisë për çlirimtarët. Fjalën në protestë do ma marrë një fëmijë dëshmori, një veteran i UCK-së dhe do të flasë edhe Ali Ahmeti”, u shpreh Gucati.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika