Pas vizitës te varri i babait të tij i cili ka vdekur të premten e 27 majit, ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare,(OVL-UÇK), Hysni Gucati po qëndron në shtëpinë e tij në fshatin Marinë në Skenderaj.

No description available.

Në përcjellje të tij po qëndrojnë Policia e EULEX-it si dhe Policia e Kosovës.

Për shkak të dënimit nga Gjykata Speciale, Hysni Gucati nuk ishte i pranishëm në varrimin e babait të tij, ish-luftëtarit të UÇK-së, Avdullah Gucatit.

Ndërsa, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës,(PDK), Memli Krasniqi, bashkë me disa bashkëpartiakë e kanë vizituar familjen e Hysni Gucatit për të shprehur ngushëllime për vdekjen e babait të tij, Avdullah Gucatit.

Ndryshe, dje ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka dërguar një letër, me rastin e vdekjes së babait të tij.