Gusia thotë se duhet të formalizohet kontributi i grave në sektorin e bujqësisë

Kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia e ftuar në emisionin FIVE

Kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia ka thënë se fenomeni e dhunës ndaj grave është një nga fenomenet më shqetësuese në shoqërinë kosovare dhe sipas saj, trajtimi i saj nuk mjafton nga Qeveria e Kosovës vetëm me miratimin e një  legjislacioni.

“Janë krijuar mekanizmat institucional për trajtimin e fenomenit të dhunës ndaj grave, do të thotë kemi legjislacionit adekuat, pasi Qeveria e Kosovës, ka miratuar ligjin e ri për mbrojtjen e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, mirëpo vetëm miratimi i legjislacionit nuk mjafton, kërkohet një profesionalizëm më i madh nga ana e institucioneve te cilat ofrojnë shërbime për viktimat e dhunës në familje dhe të mbijetuarat e dhunë në familje, përgjigja duhet të jetë ndërinstitucionale dhe ndërsektoriale, që do të thotë që nga qendrat e edukimit e deri tek gjyqësori e prokuroria”, është shprehur ajo.

Ndërkaq, për fuqizimin e pavarësisë ekonomike të grave në Kosovë, ajo ka thënë se duhet të merren masa për punën e grave të sektorin e bujqësisë, të cilin ajo e ka quajtur këtë si kontribut të papaguar.

“Gratë në Kosovë përbëjnë diku 58 për qind të fuqisë punëtore në sektorin e bujqësisë, do të thotë ato kontribuojnë në bujqësi duke mos qenë të regjistruara duke mos pasur kontribute duke mos pasur pagë të rregullt dhe në fund do ta arrin moshën 65 vjeçare pa të drejta. Ne duhet të marrim masa do të thotë që këtë punë të grave, këtë kontribut të papaguar i cili quhet dhe e njeh ligji për barazi gjinore ta formalizojmë”, është shprehur ajo.

Gusia e ftuar në emisionin FIVE ka thënë se përgjigja më pozitive që mund të jepet është nga ana e gjykatave që sipas saj nëse vazhdojnë me dhënë dënime të buta për dhunues, vazhdojmë të kemi humbje jetë grash dhe vajzave.

Gusia e ftuar në emisionin FIVE, ka thënë se përgjigja më pozitive që mund të jepet është nga gjykatat, të cilat sipas saj, nëse vazhdojnë të japin dënime të buta për dhunuesit, do të vazhdojmë të humbasim jetën e grave dhe vajzat.

Nga ana tjetër, ajo ka thënë se vendimet e buta të gjykatave përçojnë një lloj mesazhi mosndëshkimi, që do të thotë se sa vlen jeta e një gruaje.

“Në aspektin insticuional mekanizmat janë në vend dhe duhet të fuqizohen duhet të punohet shumë në to, por në anën tjetër duhet të punohet shumë më tepër edhe në fuqizimin ekonomik të vajzave dhe grave, sepse një grua vazhdon të mbetët pjesë e ciklit të dhunës vetëm për shkak të varësisë ekonomike dhe pamundësisë për të qenë e pavarur”, ka thënë ajo.

Gjithashtu, ajo ka thënë se drejtësia duhet të kërkohet me çdo kusht sepse askush nuk është jashtë ligjit, “sepse në fund mbrojtja e të drejtave për jetë dhe mbrojtja e grave nga dhuna në familje është sundim i ligjit dhe çdo institucion ka përgjegjësi individuale dhe institucionale për rastet që nuk trajtohen”.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika