“Guxo” me 15 kandidatë, Gërvalla: Kur s’përfshihen në listë, sulmojnë partinë por jemi më të fortë se kurrë

Partia Guxo, me 15 kandidatë në listë për deputetë, është më e fortë se kurrë, ka deklaruar bashkëkryetarja e partisë në fjalë, Donika Gërvalla

Donika Gërvalla, kryediplomatja e Kosovës.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pas publikimit të listës së kandidatëve për deputetë nga LVV-ja, ka theksuar se partia e saj, Guxo është më e fortë se kurrë.

Në një postim në Facebook, ajo ka potencuar se ka gjithmonë persona që, kur nuk përfshihen në listën e kandidatëve për deputetë, aktivizohen duke sulmuar partinë dhe duke pretenduar se ajo po shuhet.

“Para se të ngazëllehen ato media, të cilat me agresivitet të pazakonshëm dhe të panevojshëm sulmojnë Partinë Guxo, më lejoni të bëj një sqarim të shkurtër! Gjithmonë ka pasur dhe do të ketë persona, të cilët kur nuk përfshihen, për arsye të ndryshme, në listën e kandidatëve për deputetë, tek atëherë aktivizohen e zgjohen. Mllefin, jo rrallë, e shprehin duke personalizuar e privatizuar strukturat partiake dhe duke pretenduar se partia po shuhet pse ata nuk janë në lista zgjedhore”, ka shkruar Gërvalla.

Gërvalla, gjithashtu kryetare e Degës së Partisë Guxo në Pejë, ka deklaruar se partia e saj është më e fortë dhe më e konsoliduar se kurrë.

Ajo ka potencuar se me listën e saj prej 15 kandidatëve, në bashkëpunim me VV dhe Alternativën, do të fitojnë fuqishëm në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Me listën tonë prej 15 kandidatësh, në partneritet me VV dhe Alternativën, në zgjedhjet e 9 Shkurtit do të fitojmë fuqishëm e do të vazhdojmë punët e mira për Kosovën!”, ka shkruar Gërvalla, në Facebook.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika