Hamza: Ne nuk do të përfshihemi në asnjë koalicion me VV-në
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Bedri Hamza ka njoftuar se nuk do të ketë koalicion të mundshëm paszgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, pavarësisht rezultateve finale të procesit zgjedhor. Në konferencën për media të mbajtur të hënën, Hamza tha se LVV ka nxitur urrejtje, kurse ne bashkim dhe bashkëpunim. “Si rezultat […]
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Bedri Hamza ka njoftuar se nuk do të ketë koalicion të mundshëm paszgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, pavarësisht rezultateve finale të procesit zgjedhor.
Në konferencën për media të mbajtur të hënën, Hamza tha se LVV ka nxitur urrejtje, kurse ne bashkim dhe bashkëpunim.
“Si rezultat i votës suaj sot është një ditë ma ndryshe se dje. Vullneti juaj u shpreh qartë në zgjedhjet e djeshme. LVV ka humbur një numër të madh të votive. Shumë qytetarë ia kanë kthyer shpinën. Ata erdhën kryesisht tek ne dhe te LDK. Kryeministri në detyrë i paraqiti këto zgjedhje si referendum për veten dhe qeverinë e tij. Ai kërkoi 500 mijë vota por nuk i mori, nuk ia dhanë qytetarët. Shumica e qytetarëve shqiptarë që votuan nuk duan që e njëjta qeveri të vazhdojë. Në këto zgjedhje kanë fuqizuar partitë opozitare. Ne nuk do të përfshihemi në asnjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje”, deklaroi Hamza.
Hamza ka thënë se PDK-ja ka dallime të mëdha me VV-në, duke shtuar se ata “duan pushtet absolut dhe s’kanë program”.
Ai shtoi se po i pret rezultatet finale, derisa shtoi se i pret që t’i ketë mbi 200.000 vota. Duke folur për VV-në, Hamza tha se kanë nxitur urrejtje gjatë fushatës.
“Ata i ofenduan kundërshtarët e përmes kësaj edhe qytetarët e Kosovës. Nxitën urrejtje e ne bashkim dhe bashkëpunim, prandaj kemi detyrim që t’ua japim qeverinë qytetarëve që e duan dhe e kanë votuar. Do të ndërmarrim hapa në kohën e duhur për të zbatuar vullnetin e shumicës. Do të punojmë që t’u japim një qeveri që e ka votuar shumica”, ka shtuar ai.















