Haaland bëri një debutim të dobët me Man City

Erling Haaland ka bërë një debutim të dobët, në lojën e e tij të parë me Man City-n , në ndeshjen kundër Liverpool, ku humbi 3 me 1

Erling Haaland

Një nga talentët e rinj në Evropë Erling Haaland, në lojën e fundit dhe për të debutuese  preku topin vetëm 14 herë në 90 minuta dhe humbi një shans të qartë për të shënuar në kohën e fundit.

Në të kundërt, nënshkrimi prej 75 milionë eurosh, nga Liverpool, Nunez, shënoi një gol dhe bëri një asistim gjatë një daljeje në fushë nga banka rezerv, pra duke shënuar kundër ekipit të Guardioles në 3 me 1 për skuadrën e Jurgen Klopp.

Por pavarësisht fillimit të dobët të Haaland në ndeshjen e tij të parë në futbollin anglez, menaxheri i Cityt Guardiola ka thënë se ai nuk kishte asnjë shqetësim për aftësinë e norvegjezit për të pasur sukses në klub, njofton ESPN.

“Ai [Haaland] pati raste, dy ose tre në pjesën e parë dhe një në fund”, ka thënë Guardiola.

Mes të tjerash Guardiola shtoi se Haaland luftoi shumë, dhe për të është mirë të shohë realitetin e një vendi të ri, ligës së re.

“Ai nuk shënoi. Një ditë tjetër ai do të shënojë. Ai ka një cilësi të jashtëzakonshme në këtë dhe do ta bëjë atë. Ai ka një sens të jashtëzakonshëm”, ka thënë Guardiola.

Ndërsa Haaland kishte vështirësi, Nunez pati një debutim të shkëlqyer pas ardhjes së tij gjatë verës nga Benfica.

“Ai [Nunez] ishte i mirë, me të vërtetë i mirë, dhe është e qartë se ai do të përmirësohet me kalimin e kohës”, ka thënë Jurgen Klopp pas ndeshjës me City-n.

Të dy talentet e ri këtë merkato të verës janë transferuar në ekipe angleze, Haaland të City, ndërsa , Nunez të kundërshtari i tij Liverpool.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika